Surdulli kritikon fort Osmanin: Në mënyrë të mjerë ankohet për shtëpinë e saj

Ish-kryetari i Degës së LDK’së, njëherësh ish-kryetar i Komunës së Kamenicës për disa mandate, Shaip Surdulli, i dalë në mbrojtje Agim Veliut, derisa ka kritikuar fort Vjosa Osmanin, raporton Mediafokus.info.

Në statusin e djeshëm të Veliut, Surdulli ka lavdëruar Agim Velin, derisa për Vjosa Osmanin ka thënë se në mënyrë të mjerë po ankohet për shtëpinë e saj.

“Të përshëndes shumë i nderuar Kryetar Agim. Më vjen keq për këto probleme që po ndodhin mbrenda LDK-së. Juve iu njohim qe 30 vite gjithëmonë për të mirë dhe fitore jo vetëm në komunën e Podujevës por me këto fitore i keni sjellë shumë vota LDK-së. Besoj që ju keni me vazhduar me punët e mira për shtetin e Kosovës dhe LDK, kurse sejcili do të kuptohet e vlerësohet sipas punës, veprimeve dhe veprave të bëra. Më vjen keq që shumëkush po dëshprohet me Vjosën që në mënyrë të mjerë ankohet për shtëpinë e vet, derisa e lavdëron shtëpinë e kojshisë , por nuk është e gatshme me dal nga shtëpia e vet sepse ka mision me prish më shumë”, ka qenë komenti i Shaip Surdullit, në postimin e Agim Veliut./Mediafokus.info/