Distancës keni me i pa hairin: Ndalon edhe sëmundje tjera ngjitëse

Bllokimet e ndryshme dhe rregullat e sigurisë nuk parandalojnë vetëm përhapjen e Covid-19, por edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Shifrat nga Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër tregojnë për një rënie të tuberkulozit, meningjitit dhe infeksioneve të salmonelës.

Gjithashtu infeksionet seksualisht të transmetueshme bien ndjeshëm – të tilla si sifilizi, klamidia, hepatiti dhe HIV.

Një profesor i sëmundjeve infektive në Lozanë, Blaise Genton, i tha Tribune de Geneve (përcjellë albinfo.ch) se ai shpreson që njerëzit të kenë mësuar mësime dhe do të vazhdojnë të lajnë duart e tyre dhe të qëndrojnë larg atyre me kollë pas pandemisë.