Kosovarët i injoruan këshillat e Lulit për virusin, e konsideruan të ‘vocërr’, por gabuan

Kosovarët, fillimisht e injoruan virusin Covid 19, e pastaj çuditërisht nuk u besuan as këshillave të mjekëve. Mjeku Lul Raka, me kohë kishte tërhequr vërejtjen për respektim të masave, sepse bëhej fjalë për një virus me shumë të panjohura dhe që po përhapej shpejt, por Luli u konsiderua i “vocërrr”.

Tani, katër muaj e ca pas, kemi arritur në pikën kur po i numërojmë të vdekurit, numri i të cilëve shkon deri në tetë brenda 24 orëve.

Brenda javës që shkoi, 42 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Shifrat e shtrirjes së virusit, janë të larta për një shtet si Kosova. Përgjatë një jave, janë shënuar 1.352 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 906 persona të infektuar me COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, në Kosovë janë testuar 34.316 persona të dyshimtë me koronavirus. Nga këta, numri total i të infektuarve me COVID-19 në vend ka shkuar në 7.137.

Shifrat e IKSHP flasin për 3.874 persona janë shëruar, ndërkaq 177 kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Kosova e injori rrezikun e qujatur Covid 19 dhe tani po e paguan çmimin e dhembshëm.

Kosovarët, edhe pas gjithë kësaj dhembje, po vazhdojnë të mos i respektojnë strikt masat. Shumica prej tyre i mbajnë maskat në qafë, madje edhe në krah dhe nuk respektojnë as distancën./mediafokus.info