Distria, e artë në Kinë
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, në Qingdao të Kinës.
Në finalen e madhe, kosovarja mposhti xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar.
Ky është një rezultat historik për Krasniqin që së bashku me Majlinda Kelmendin janë 2 xhudistet më të mira në Europë dhe botë në kategoritë ku marrin pjesë.

