Dita e Flamurit, nis ceremonia në Vlorë

Në Vlorë ka nisur ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Atje ndodhen krerët më të lartë të shtetit, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë gjithashtu në këtë ceremoni.

Ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlorë.