Dita e tetë e protestës në Tiranë, studentëve u bashkohen edhe profesorët

Në ditën e tetë të protestës së studentëve në Tiranë, atyre u janë bashkuar edhe profesorët. 

Pedagogët kanë dalë në protestë duke kundërshtuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve.

Ata janë tubuar para ndërtesës së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në Tiranë në ditën e tetë të rezistencës. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e kushteve në shkolla. Në mbështetje të studentëve kanë dalë edhe disa pedagogë, të cilët janë tubuar para Universitetit Politeknik në Tiranë.

Gjatë shtatë ditëve të para, protestat janë shoqëruar me përplasje, dhunë dhe dëmtime të pronës publike e private. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të dorëzohet përballë “valës së dhunës”.

Rama ka vendosur karrige para godinës së Kryeministrisë, me mbishkrimin “dialog”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për gatishmëri për komunikim dhe dëgjim me këdo.