Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me vogëlushët
Sot, më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Policia e Kosovës iu bashkua festës së vogëlushëve në disa qytete të vendit, duke organizuar aktivitete edukative dhe argëtuese në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe buzëqeshje.
Fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të njihen me punën e tyre dhe të mësojnë më shumë për sigurinë, rregullat në trafik dhe mënyrat për të parandaluar dukuri të rrezikshme që mund të prekin fëmijët dhe të rinjtë.

