Ridvan Berisha i del në mbrojtje Ardian Kastratit: Replikon me Milaim Zekën

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, i cili para pak ditësh u suspendua nga puna për arsye disiplinore, i ka dalë në mbrojtje deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, i cili dje përdori gjuhë fyese ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Në një postim të Milaim Zekës në Facebook, Berisha ka përmendur një rast në Belgjikë, ku sipas gazetarit të televizionit publik, gazetarët atje e kanë akuzuar ministren e Shëndetësisë për mbipeshë.

“Hin keqyre cka i kane bo gazetaret ne Belgjike ministres se shendetesise per mbipeshe, e kane akuzu se po u semur do ti kushtoj shume shtetit para te taksapaguesve, lexoje milo se eshte shume interesant”, ka shkruar Berisha.

Në postim, Milaim Zeka shprehu keqardhje për personat që i kanë dalë në mbrojtje presidentes pas gjuhës fyese ndaj saj.

“Mu çu do rrugaç e me mbrojte Vjosa Osmani, eshte njesoje sikur ne plagen e trupit me te kafshu nje qen i çartun”, ka shkruar Zeka ndër tjerash.