Kolona të gjata kosovarësh në Morinë, po nxitojnë të kthehen nga frika e orës policore

Këtë pasdite shumë kosovarë po kthehen nga Shqipëria, ku e kanë kaluar fundjavën, pasi nesër i pret një ditë pune.

Bëhet me dije se në pikën kufitare të Morinës ka kolona të gjata automjetesh që po presin të hyjnë në Kosovë.

Qytetarët kanë ngarendur që të kthehen më herët edhe nga frika se Kosova mund të hyjë në orë policore që sonte.

Ka edhe udhëtime të organizuara nga kompanitë turistike, të cilat sipas agjendës nuk mund të kthehen para mesnatës. /mediafokus.info