Ditë e nxehtë, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë priten temperatura të nxehta.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.