Haziri: I tmerrshëm sulmi ndaj gazetarit Altin Ahmeti
Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kryeredaktorit të uebfaqes së RTK’së, Altin Ahmeti, nga persona ende të panjohur, ka reaguar nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë këtë rast.
“I tmerrshëm sulmi tinëzar ndaj gazetarit Altin Ahmeti. Kërkoj prej organeve të drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë rast dhe autorët të marrin dënimin meritor!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij virtual./MediaFokus/