Ditë e rëndë për Kosovën, vdes edhe një person tjetër në aksident

Kjo e diele ka qenë një ditë e rëndë për Kosovën, sepse ka humbur 5 qytetarë, në dy aksidente komunikacioni. Pas rastit në Ferizaj, ku mbetëv 4 të vdekur, një tjetër person ka vdekur si pasojë e vetaksidentit në rrugën Pejë-Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa ka njoftuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas aksidentit.

“Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje”, tha Hoxha.

Policia ka kërkuar kujdes të shtuar në komunikacion.

“Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit.

Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veqanti respektim i kufizimeve te shpejtsise ne rrugë, sepse humbja e jetëve njerzore neper rruget tona si pasoje e shpejtsise referuar edhe raportimeve sot, eshte teper shqetsuse per te gjithë”.