Shtëpia e urtësia politike nuk mund të pranojë përjashtimin

Arbër Ismajli

Ajo çka e determinon një shoqëri të konsuliduar është diversiteti në mendime, përplasja e argumenteve dhe unifikimi për të respektuar vendimin e shumicës si vlerë konstante në demokraci, duke respektuar pakicën dhe mendimin ndryshe!

Është postulat i demokracisë se një proces ngritet nga kohezioni njerëzve që i bashkon ideja dhe programi, andaj vetëm ata që kanë këto bindje në respektimin e vlerës, ngriten mbi interesat e veta, duke shprehur gatishmërinë e pranimit se një përzgjedhje e mirë, është ne interesin e të gjithëve!

Shtëpia e urtësia politike, nuk mundet të pranojë përjashtimin, ngase kjo shtëpi e vleresuar edhe si shkollë akademike, e dëshiron vlerën e çdo aktivisti, durimin dhe punën e vënë me vite nga brezi ne brez për të ndërtuar Demokracinë, Pavarësinë dhe Lirinë e Republikës së Kosovës!

Ne kemi dëshmuar këtë urtësi edhe nga pragu familjar, nga bankat e shkolles deri te urtësia akademike e Fehmi Aganit dhe presidentit Rugova, kemi mësuar leksionin e historisë së “thuprave”, se të ndarë na thyejnë, e te bashkuar bëhemi kalë e besëlidhjeve të reja.

LDK, është këtu për të dëshmuar urtësinë e vetë për një shtet të mirëqenë për të gjithë! Andaj, ne nuk zbrapsemi, nuk pushojmë dhe nuk ndalemi për të dëshmuar kulturën tonë politike, sepse bashkë bëjmë më të mirën!

Dhe vërtetë do ta bëjmë, ngase besojmë në Zot, familje dhe Republikë.