Djali e rrah nanën, arrestohet
Një person nga Suhareka është arrestuar për sulm fizik ndaj nënës së tij.
“Suharekë, 30.03.2022-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje pikërisht ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftim.

