Djali e rrah nënën dhe e kërcënon babain

Një person në Suharekë  eshte arrestuar dhe derguar në mbajtje për ‘dhunë në familje’, pasi ka rrahur nënën, ndërsa babain e ka kërcënuar.

Suharekë 04.04.2021-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femen kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babain mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet ne njoftimin e policise.