Djali e sulmon babën në Prishtinë

Një person në Prishtinë e ka sulmuar babanë e tij. I dyshuari është arrestuar për sulm dhe është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 15.09.2022 – 18:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e  përleshjes fizike viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.