Djali i ish-gjyqtarit ekzekutohet me armë zjarri

Djali i një ish-gjyqtari për krime të rënda në Shqipëri, u ekzekutua pak pas mesnatës në Tiranë.

I riu Klajdi Prendi, raportohet se u qëllua me plumb në kokë dhe gjoks.

Siç raporton Top Channel, personi që u vra është i biri 28-vjeçar i ish gjyqtarit Fran Prendi.

Pas ngjarjes së rëndë është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve.