Arrestohet një person në Pejë, virtualisht e “dogji” Parlamentin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, për shkak se në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Në raportin e saj 24 orësh, policia ka bërë me dije se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në rrjetin social facebook, ka postuar një foto dhe shkrimin “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në raport./mediafokus.info