Në Gjilan, 18 të shëruar plotësisht nga koronavirusi

Në Gjilan, në bazë të rezultateve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dolën 17 raste kontakti të prekur nga koronavirusi (qyteti, Livoçi i Epërm dhe Kosaça).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 47.

Nga të gjitha këto raste, 23 janë në vetë-izolim, 5 janë të spitalizuar, ndërsa 18 raste janë shëruar plotësisht.

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, ka thënë se situata është nën kontroll, ndërkohë që u ka b ërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e emergjencës shëndetësor./mediafokus.info