Djali i Ukshin Hotit e quan ‘zagar’ këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashin

Djali i veprimtarit të cështjes kombëtare, Ukshin Hoti, Andini, e ka ofenduar rëndë këshilltarin e kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, të cilin e ka quajtur ‘zagar’.

Pas deklaratave të Gashit se ‘UÇK dhe ushtarët e saj kanë vrarë mijëra civilë serbë të pafajshëm gjatë dhe pas luftës’, Hoti i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e tij.

Ja reagimi i plotë i Andin Hotit:

TË LUTEM KRYEMINISTER ALBIN KURTI,

Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një Heroi të Kosoves, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit , si nip i një Dëshmori të Kombit nga rradhet e UÇK-së, si djali axhes i një tjetër Ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM:

SHKARKOJE KËTË ZAGAR!

Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori.

Pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj! Të lutem.

./Mediafokus.info/

Ja deklarata e Gashit: