Hajdar Beqa i PDK-së i quan deputetët e VV-së praktikanta

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës, i ka quajtur deputetët e Vetëvendosjes praktikantë.

”Për një pjesë të deputetëve të VV-së kam respekt por i shoh edhe do që shumica janë praktikanta nuk kanë pasur kurrë në jetë të vet mundësi me pa si shkon një procedurë parlamentare”, ka thënë Beqa.

Pas kësaj, ka reaguar kryekuvendari Glauk Konjufca, duke kërkuar kujdes me fjalorin parlamentar.