Bekim Haxhiu- Kurtit: Ta kemi lëshuar konopin e gjatë, e ti s’po punon hiç

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në seancën plenare që është duke u zhvilluar në Kuvend, e ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për 70 ditë qeverisje.

Haxhiu i ka thënë se Kurtit i është dhënë shumë hapësirë për të punuar, mirëpo sipas tij, ky i fundit nuk po punon fare, njofton Klan Kosova.

“Të kemi lëshuar pak me konop te gjatë, por t’i s’po punon hiç”.

“Asnjë kontratë për vaksinat, asnjë rimbursim për barnat. Prej datës 22 mars, duke manipuluar numrin, kanë vdekur 480 qytetarë të Kosovës duke e manipuluar numrin e rasteve të vdekjeve”.

“Do të iniciojmë një proces hetimor”.

“Asnjë fjalë nuk e the për hajninë që është bërë me mjete anti COVID-19”.

“Asnjë fjalë për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, mbështetje të bizneseve”.

“Për këto 70 ditë, 0 punë, vetëm llafe dhe filozofi”.