Djali i vetëm i familjes rrëzohet nga skelja në Gjermani dhe humb jetën
Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.
Mësohet se ai ka rënë nga skela një javë më parë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte djalë i vetëm në një familje me 5 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Nëna e tij ende nuk e ka marrë vesh lajmin tragjik.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri dhe janë duke mbledhur lekë që të sjellin trupin në atdhe.

