Djali rrah babanë dhe vëllain në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar për dhunë në familje, pasi ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain.
Lipjan 10.09.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).

