Djali rrah nënën, arrestohet nga policia

Djali rrah nënën në Podujevë. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Viktima, nëna e të dyshuarit, është detyruar të marr trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, djali i saj, me vendim të prokurorit, pas intervistimit në polici është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /mediafokus.info