Djali tenton ta godasë babain me shkop druri, arrestohet

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për dhunë në familje pasi ka tentuar ta godasë me shkop druri babain e tij.

Podujevë, 08.04.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka kanosur dhe ka tentuar ta godas me shkop druri babain e tij  kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.