Djali ther me thikë babanë disa herë, gjendja e tij shumë e rëndë
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë, raporton Mediafokus.info.
Policia bën të ditur se viktima nga Mitrovica e Jugut ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Sipas viktimës, i dyshuari ka probleme mendore.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

