Pedagogu i infektuar me Covid hidhet nga kati i 7-të (Video)

Një pedagog i moshës 65-vjeçe, i cili ka qenë i infektuar me Covid, ka tentuar t`i japë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 01:30, ku 65-vjeçari është hedhur nga kati i 7-të i pallatit.

Për fat të mirë, pedagogu ka shpëtuar me disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kjo për faktin se kur është hedhur ka rënë në mbi çatinë e një ndërtese që ndodhej afër pallatit. (Panorama.al ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes).

Mësohet se 65-vjeçari, Jakov Oga, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit, ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Fillimisht, policia dyshoi se bëhej fjalë për një grabitje, për shkak edhe të zhurmës në momentin kur pedagogu ka rënë mbi çati.

Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.