Djaloshi nga Gjilani, Gëzim Osmani, ka diplomuar në Army University të SHBA-së

Djaloshi nga Gjilani, Gëzim Osmani, ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, duke u pajisur me titullin Master në Studime Operacionale nga Army University, e cila është një arritje e jashtëzakonshme për një oficer të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për Kosovën në tërësi.

Ai u formua si lider në një prej mjediseve më të avancuara ushtarake në botë, duke treguar se Kosova ka djem të zot për të qenë pjesë e tryezave ku ndërtohen siguria, paqja dhe partneritetet globale.

Postimin e ka bërë Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar Komune në Gjilan.

“Një djalë i jashtëzakonshëm nga Gjilani, Gëzim Osmani, diplomoi në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, duke u pajisur me titullin Master në Studime Operacionale nga Army University, e cila është një arritje e jashtëzakonshme për një oficer të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për Kosovën në tërësi.

Ai u formua si lider në një prej mjediseve më të avancuara ushtarake në botë, duke treguar se Kosova ka djem të zot për të qenë pjesë e tryezave ku ndërtohen siguria, paqja dhe partneritetet globale.

Ky sukses nuk është vetëm i tij personal por është frymëzim për çdo të ri që beson në dije, sakrificë dhe shërbim ndaj vendit.

Me përkushtim, dije dhe vlera, Gëzim Osmani, krenaria e Gjilanit po ecën drejt sukseseve të reja në shërbim të Republikës dhe paqes ndërkombëtare”, ka shkruar Ismajli.