Djathi dhe mjalti shqiptar, në tregun evropian
4 produkte vendase të djathit dhe mjaltit janë certifikuar me logon “Made in Albania”.
Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit, Mjalti i Bedunicës, Djathi i Veleçikut dhe Djathi i Dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës janë nga sot të mbrojtura dhe të certifikuara, me rrugën e hapur drejt tregjeve të huaja, raporton euronews, përcjell albinfo.ch.
Për Ambasadorin gjerman, Peter Zingraf, këto produkte dhe të tjera që do të certifikohen në vazhdim do të rrisin vlerën e prodhuesve dhe zonave rurale.
Djathi dhe mjalti i prezantuar në Ministrinë e Bujqësisë vijnë nga një traditë prodhimi e trashëguar në breza, ku tipari thelbësor ka mbetur përpunimi dhe ruajtja e shijes njëlloj si 80 apo 100 vjet më parë.