Djemtë e ‘Për’puthen’ dalin kundër Arjan Konomit

Së fundmi disa prej djemve që kanë pasur përplasje me opinionistin janë mbledhur në një kafene me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur një kunjë për Konomin. Ka qenë Atdheu ai që ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet Arsimi, që është larguar së fundmi, Eri, Erlindi dhe Kristiani.

“Burrëria nuk matet me fjalë!”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos dhe të gjithë e përkthyen menjëherë si një kunjë për Arjanin.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme, Arjani pati një përballje të fortë me Kristianin, opinionisti e akuzoi këtë të fundit se ju ka dhënë konkurrentëve të “Për’puthen” drogë që i ka shpërfytyruar.

Nga ana tjetër, Kristiani tha se ai nuk ju ka dhënë drogë, por çaj matcha, që përdoret për rritjen e performancës.

Image