‘Do të ndjeheni krenarë për emrat që keni’ – kujt i tha kështu Hyrije Baftiu

Hyrije Baftiu është ulur sot pranë varrit të bashkëshortit Sahitit dhe djalit Kastriotit, të rënë dëshmorë para 22 vitesh, për t’i nderuar e përkujtuar edhe në këtë përvjetor, siç i kujton në secilën ditë tjetër, dy njerëzit e saj më të dashur.

Së bashku me djalin Korabin, ajo ka marrë me vete dhe nipat Kastriotin dhe Tiasin, që mbajnë emrat e gjyshit dhe të axhës dëshmorë.

‘Sot, më 16 prill, në ditën e rënies suaj erdhëm në vizitë për të bërë homazhe në varreza bashkë me Kastriotin dhe Tiasin.

U munduam t’iu shpjegojmë pak histori – por kur të rriteni historia flet vetë dhe ju do të ndjeheni krenarë për emrat që gëzoni.

Krenare pafundësisht me ju!’ – ka shkruar Hyrija. /Mediafokus.info