‘Do të të vrasim’, Arbana Osmani kujton momentin kur e thirri policinë

Moderatorja e njohur shqiptare dhe shumë e suksesshme, Arbana Osmani së fundi ka shpalosur shumë gjëra.

E ftuar tek ‘Ëndërrtjerrësit’, ka zbuluar vështirësitë që ajo është përballur gjatë situatave në program, shkruan lajmi.net.

Modearotja ka rrëfyer rrugëtimin në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’, që e cilëson më të vështirë se Big Brother.

“Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojn ë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë jo të pakta historitë e vështira, është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana.