Dogana kap rreth 30.000 mijë euro të pa deklaruara në pikëkalimin Hani i Elezit

Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit janë kapur nga Dogana e Kosovës rreth 300 mijë euro, mjete monetare të padeklaruara.

Oficerët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim.

Një automjet që vinte nga Maqedonia është selektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro.

Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme, thuhet në një njoftim nga Dogana.