Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të 2020

Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të 2020, transmeton gazeta online Mediafokus.info.

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtoj 14% më shumë hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media nga ky institucion, transmeton Mediafokus.info.

“Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performancës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve  doganor në parandalimin e kontrabandës”, thuhet në kumtesë.

“Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14%  më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milion euro”, thuhet më tej në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.