Dogana shpall konkurs për 115 oficerë doganorë, mosha 18-30 vjeç njëri nga kriteret
Dogana e Kosovës ka shpall konkurs për 115 oficerë doganorë. Ajo çka bie në sy në këtë konkurs, është kriteri i moshës, 18 deri në 30 vjet.
Ata që nuk e përmbushni këtë kriter, nuk mund të aplikojnë fare në konkursin për doganierë.
Në fazën e parë do të bëhet përzgjedhja në bazë të dokumenteve të paraqitura dhe aplikacioneve, njoftimi i kandidatëve të diskualifikuar si dhe atyre të cilët do t’i nënshtrohen procedurave tjera të testimit.
Në fazën e dytë, procedurat e testimit, testi me shkrim dhe intervista me gojë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 22 mars.
Njoftimi i kandidatëve për orarin, vendin dhe procedurat e testimit do të bëhet së paku dhjetë (10) ditë kalendarike para datës së testit me shkrim, respektivisht intervistës me gojë”, thuhet në konkurs.

