49 rastet e reja me COVID-19 janë nga këto komuna

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 680 mostra të dyshuara me COVID-19 nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe 49 prej tyre kanë rezultuar pozitive, ndërkohë që janë shëruar 53 pacientë.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 1.197.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 27 raste, Gjilan 7 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Viti 4 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri./Mediafokus.info