Vendos Gjykata: Një muaj arrest shtëpiak për kryetarin e Komunës

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak  prej një muaji kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

 “Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale konflikt i interesit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale falsifikim i dokumentit zyrtar si dhe ndaj të pandehurit L.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumentit zyrtar”, thuhet në njoftim.