Donika Gërvalla e quan Kurtin super-star

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka quajtur “super-star” Kryeministrin Albin Kurti, para qytetarëve në sheshin Skënderbeu. Aty po mbahet “Festa e Mërgimtarëve”, e organizuar nga minisria që e udhëheq Gërvalla.

Ajo ka njoftuar se “super-stari” ndodhet në Paris, por që ka dërguar një video-mesazh.

“Një super star është dashur të jetë në Paris. Andaj, na ka dërguar video mesazh. Ndiqeni adresimin e Kurtit nga Parisi” – ka thënë Gërvalla.