Kush e krahason foton e Laura Fazliut me atë të Muhammad Ali

Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë pasi mposhti me sukses xhudisten nga Kroacia, Katarina Kriston.

Mediumi i njohur britanik “The Telegraph” ka përmendur xhudisten kosovare, Laura Fazliu në njërin prej artikujve të tij.

Në fakt, ka qenë një foto e xhudistes sonë, e cila ka tërhequr vëmendjen e këtij mediumi.

Madje, ata e kanë krahasuar atë foto më atë të legjendarit Muhammad Ali, e cila kishte ndodhur kur ky i fundit e kishte nokautuar Cleveland Williams.