Dorëhiqet Nenad Rashiq, shkaku i aktakuzës për keqpërdorim të pozitës derisa ishte ministër

Kryeministri në detyrë Albin KUrti sapo ka njoftuar se këshilltari i tijk Nenad Rashiq, ka dhënë dorëheqje.

Kurti e ka faënderuar Rashiqin për bashkëpunim.

Rashiq u tërhoq shkaku i një aktakuze, ku është i përfshirë edhe ai si ish-ministër, bashkë me disa ish-ministra tjerë shqiptarë.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në mesin e të akuzuarve, janë deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq.

Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.

Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim.

Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen te komiteti Qeveritar  dhe më pas të privatizohen nga Limaku./mediafokus.info