Dorëzohet burri që theri me thikë një person për shkak të mosmarrëveshjes në trafik
Një burrë është dorëzuar në polici nën dyshimet se pas një mosmarrëveshje në trafik ka therur me thikë një person tjetër.
I lënduari, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Prishtinë 14.01.2023-17:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është vet-dorëzuar në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

