I dashuri ua mbylli motrën në banesë, vëllezërit nga Gjilani e bëjnë llom

Një grua nga Gjilani ka denoncuar në Polici se burri me të cilin po bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë dje, rreth orëve të mbrëmjes.

Viktima ka deklaruar para hetuesve se në pamundësi për të dalë nga banesa, i ka njoftuar dy vëllezërit e saj, të cilët kur kanë shkuar te banesa, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Te dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.