Lajmet Qendrore Dosja “Veteranët”: Shpallen të pafajshëm 12 të akuzuarit 19/01/2021 - 12:5619/01/2021 mediafokus Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët”.12 të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga kjo gjykatë, njofton Klan Kosova.Ndër të akuzuarit kanë qenë ish Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha si dhe ish deputeti Shkumbin Demalijaj.Ata janë akuzuar bashkë me nëntë persona të tjerë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës”, më konkretisht për fryrjen e listave të veteranëve.Nga akuzat përveç Çekut, Berishës dhe Demalijat, janë liruar edhe Nuredin Lushtaku, Shukri Buja, Sadik Halitjaga, Qelë Gashi, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdhaj.NDAJENI KËTË ME TË TJERËT: Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp