Tenton të bëjë ‘drift’ në dëborë, përfundon jashtë rrugës (VIDEO)

Bërja ‘drift’ mbi dëborë është shumë argëtim, por në të njëjtën kohë një aktivitet shumë i rrezikshëm.

Siç mund ta shihni, rolin kryesor në këtë video e luan Jeep Grand Cherokee, drejtuesi i të cilit ka probleme në ruajtjen e kontrollit të automjetit, pasi gomat “refuzojnë të bashkëpunojnë” në një sipërfaqe plotësisht të ngrirë.

Nuk kishte asnjë pengesë për ta ndaluar atë, kështu që Grand Cherokee përfundoi jashtë rrugës.