Dr. Agron Leka: Coronavirusi ekziston, ta merr shpirtin e të bën invalid

Kardiologu i njohur nga Gjilani, dr. Agron Leka, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 më 2 korrik, ka folur ekskluzivisht për Mediafokus.info.

Virusin ka thënë se e mori nga një paciente të cilën e ka trajtuar në Raportin e Kardiologjisë, në Spitalin e Përgjitshëm të Gjilanit.

“Virusin e kam marrë me 30 qershor nga një paciente në repart. Fillimisht kam pasë temperaturë, kollitje herë pas here dhe ka filluar të më rëndohet gjendja shëndetësore. Pas fotografimit të mushkërive, jam udhëzuar të shkojë në Klinikën Infektive, në QKUK. Por, unë kam qenë mirë kryesisht, nuk kam qenë me oksigjenoterapi”, ka thënë Leka për Mediafokus.info.

Por, si u përgjigjet skeptikëve, 30 të kosovarëve, të cilët nuk besojnë se ekziston Coronavirusi?

“Agron Leka ju thotë se ka COVID-19 dhe është shumë i rrezikshëm. Janë katër forma të tij, për dy është shumë vështirë të krijohet imunitet, ndërkaq dy forma janë asimptomatikë. Pra, ka COVID dhe është shumë i rrezikshëm. Ai ta merr shpirtin e të bën invalind. S’ka ekspert që mund të nxjerrë prej asaj gjendje. Mushkëritë t’i bluan dhe nuk e di se mund të jetojë njeriu pa mushkëri”, ka thënë dr. Agron Leka.

Ai ka rekomanduar qytetarët që t’iu përmbahet të gjitha rekomandimeve të OBSH’së dhe institucioneve shëndetësore kosovare.

“Virusi është një e keqe globale. Mos rrini në vende publike. Ruajeni shëndetin tuaj, e të familjarëve tuaj”, ka thënë kardiologu Dr. Agron Leka./Mediafokus.info/

Ndiqeni deklaratën e plotë të Dr. Agron Leka, për Mediafokus.info: