Hashim Thaçi përfundon intervistimin: Do të vërtetohet se nuk kam bërë asnjë lloj krimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara, në Hagë, transmeton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Thaci para pak minutash, i cili prej katër ditësh ka qëndruar për intervistim.

“Sapo përfundova dëshminë time, më vjen shumë mirë që për katër ditë me radhë kisha mundësinë të jap sqarimet për të gjitha çështjet që lidhen me aktivitetin tim gjatë luftës dhe përpjekjet e mia për paqe dhe progres”, ka thënë Thaçi./Mediafokus.info/