Dr Dafina Krasniqi: Ajo është një heroinë

Mjekja Dafina Krasniqi është shprehur me fjalë miradije për punën e koleges së saj, Lindita Ajazi Berisha. ‘Ajo është një heroinë’, ka thënë Krasniqi.

Ajo gjithmonë thotë ‘unë jam mjeke dhe u shërbej njësoj të gjithëve. Kurrë nuk dua ta di se kush është ky, cilës parti i përket. Ne i shërbejmë jetës, pacientit’.

Fuqia e saj si femër e suksesshme për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme.

Ajo, me edukatën e saj, profesionalizmin, qe dy vite përballë luftës me Covid, gjithmonë ka dalë “fituese” gjatë krizës dhe është “model” kundër pandemisë.

Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajën që, ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim të kontribuojë në punën e saj.

Ajo, me kthjelltësi dhe vendosmëri përpiqet që t’i zgjidhë problemet.

Lëvdatat dhe vlerësimet në media dhe nga pacientët e koleget e saj, tregojnë se mënyra se si është ajo si person, si doktoreshë dhe si një femër me gjitha tiparet e larta njerëzore, është një gjë e rrallë në vendin tonë me të vërtetë.

Me një fjalë, dr Lindita është heroinë dhe inspirim për gjeneratat e reja. Përkulemi para punës tënde, sot e gjithmonë dr Linditë, ka thënë dr Dafina Krasniqi./Mediafokus.info