Dr. Dardan Bekteshi: Prej Hetemit del beteri!

Reagime zingjirore të profesionistëve ka ngjalluar pretendimi i kirurgut abdominal Arbër Morina se ‘sëmundja e pashërueshme e diabetit, në fakt mund të shërohet me metodat kirurgjike’.

Në mesin e shumë doktorëve që e ka kundërshtuar këtë teori është edhe dr. Dardan Bekteshi.

Specialisti i pediatrisë stomatologjike, dr. Dardan Bekteshi, këtë konstatim të Morinës e ka përkufizuar me ‘prej Hetemit del beteri”, duke i bërë ndërlidhje me mjekun popullor, Hetem Ramadanin.

“Prej “hetemit del beteri” po ky me dipLLome kirurgu që po e shërojka Diabetin, tash CNN prej fokusit në krizen me Iran, menjëherë duhet me u kthy ka QKUK “breaking neës” dhe ky ‘zbulim i shekullit’ që e ka ba #KAOSova. TURP”, ka shkruar Bekteshi në profilin e tij virual, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, një deklaratë të tillë e kirurgut abdominal, Arbër Morina, gjason edhe me atë të mjekut popullor, Hetem Ramadani, i cili pretendonte se e shëron diabetin./MediaFokus/