Dr. Uka tregon si qëndron Spitali i Gjilanit me qasje të oksigjenit

Oksigjeni që jepet përmes aparateve është shumë i nevojshëm për disa pacientë të prekur me virusin COVID-19, raporton Mediafokus.info.

Në Klinikën Infektive të QKUK është raportuar shpesh për mungesë oksigjeni, por duke se në Spitalin e Gjilanit gjendja është më ndryshe.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili, ka thënë se ky institucion ofron 14 qasje të oksigjenit në të njejtën kohë, transmeton Mediafokus.info.

“Nga dje, në kemi filluar edhe me zgjerimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe të atyre të cilët janë në pritje për testim. Kapaciteti i Spitalit të Përgjithshëm është 14 qasje të oksigjenit njëkohësisht dhe i kemi mbi 50 shtretër për t’i hospitalizuar pacientët”, ka thënë Ismaili, në adresimin para mediave pas mbledhjes së shtabit për menaxhimin e emergjencave, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka njoftuar se momentalisht janë 23 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 13 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe gjendja e tyre është stabile, derisa dhjetë të tjerë po e presion rezultatin e testit.a

Të gjithë pacientët të cilët mendojnë që kanë simptoma të virusit, duhet ta vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm, përkatësisht në Shërbimin e Infektivës.

“Ju siguroj që jemi në shërbimin tuaj 24 orë e shtatë ditë. Shëndeti juaj është obligimi ynë”, ka përfunduar dr. Ukshin Ismaili./mediafokus.info/